BRUKSEL - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka marrë pjesë sot në EAPC-Euro Atlantik Partnership Council në Bruksel, ku paraqiti një brifing për demilitarizimin e municioneve.
Në takim kanë qenë të pranishëm ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, rreth 40 pjesëmarrës. Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të NATO-s, përpara brifingut Imami është parashikuar të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen dhe ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere.
Takimi është zhvilluar nga ora 15.00 deri në 16.30. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi detaje të takimit.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com