TIRANE - Ministri i Mbrojtjes në ikje, Arben Imami, ka akuzuar një grup ushtarakësh që kanë dhënë informacione tek PS. “Ka qenë një grup që kanë dizinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është lidhur me qëndrimet e mia më 21 janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuarat e politikës së nxitjes së konfliktit.
Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që 21 janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet që në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal, pa fakte, pa bazë.
Nuk flas me emra”, është shprehur Imami në një intervistë për “Channel One”. Për sa i përket SHQUP, Imami i qëndron mendimit se ajo ndërtesë i është dhënë një partie legjitime dhe se vendimi nuk mund të kthehet mbrapsht. Sipas tij, Shefi i Shtabit ka qenë i papërgatitur psikologjikisht për të firmosur atë vendim, ndaj edhe përgjigja e tij ishte negative.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com