Imami: Qeveria ka vetëm fjalim
ja si do ta kundërshtojmë
Ish-minsitri i Mbrojtjes, Arben Imami duke komentuar programin e qeverisë së re, shpreh dyshimet e tij në realizimin e zbatimit të tij në realitet.
Tiranë - Ish-minsitri i Mbrojtjes, Arben Imami duke komentuar programin e qeverisë së re, shpreh dyshimet e tij në realizimin e zbatimit të tij në realitet. “Kryetari i PS-së zgjodhi të mbajë një fjalim të gjatë dhe të flasë për gjithçka dhe për asgjë, sepse, në fakt, PS nuk ka një program.
Së pari, nuk u përcaktua një kohë, nuk u përcaktuan disa hapa. Fushata elektorale ka tre muaj që ka kaluar. Kohë për të menduar ka patur dhe mund të ishte planizuar se çfarë do të bëjnë dhe si do ta bëjnë. Në fakt, nuk dëgjuam asnjëherë se kur dhe si do të bëhen këto gjëra", tha Imami. Ish-ministri i Mbrojtjes duke u bazuar te dy nga premtimet më të bujshme të së majtës, shprehet se ato nuk mudn të reaizohet.
Por në rastin e dy premtimeve më të spikatura të kryeministrit Edi Rama, taksimin progresiv, kush fiton më shumë, paguan më shumë dhe shëndetësinë falas pa kontribute, demokratët janë të bindur se do të sjellin regres, me taksa më të larta direkte dhe indirekte. "Çdo gjë realizohet. Ka edhe taksë të jashtëzakonshme, siç është vendosur në `45-n në këtë vend dhe mund të realizohet.
Dhe taksa progresive po kështu mund të realizohet. E realizoi edhe shoku Enver premtimin për shëndetësi falas, por në fakt nuk ka patur shëndetësi falas. Shëndetësia mbahej më paratë që dilnin nga puna e qytetarëvë të këtij vendi. Dhe në këtë rast, nuk kemi gjë tjetër, veçse kemi një taksim jo të drejtpërdrejtë. Do të ishte fat i madh që të tilla projekte ekstreme të mos gjenin realizim, por kjo është një çështje që do t’i mbetet kohës", thotë Imami.
Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.6%
-
Jo
60.1%
-
Deri diku
4.3%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, 5 në kërkim
28 Nëntor, 11:42
-
Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme
28 Nëntor, 11:42
-
LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve
28 Nëntor, 11:37
-
Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë
28 Nëntor, 11:35
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01