TIRANË – Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk i është përgjigjuar akuzave të ngritura nga tre gjeneralët, Sandër Lleshi, Abaz Lleshi dhe Dhori Spirollari, të shkarkuar nga Forcat e Armatosura. Në vend të tij, në një konferencë shtypi ka dalë sot, Drejtorja e kabinetit e ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka deklaruar se shkarkimi i tre gjeneralëve është bërë konform ligjit, madje atyre iu është propozuar edhe një ceremoni largimi, të cilën e kanë refuzuar.
Drejtorja e kabinetit ka hedhur poshtë vetëm pjesërisht deklaratat e bëra në një konferencë shtypi nga gjeneralët, që sqaronin prapaskenat e shkarkimit të tyre. “Pretendimi i njerit prej gjeneralëve për diskrimin mbi bazë fetare”, - tha drejtorja e Kabinetit të Imamit, -“është i papranueshëm dhe madje absurd, pasi Forcat e Armatosura janë laike. Përdorimi i argumentit është krejtësisht i pavërtetë dhe në kundërshtim me këtë frymë. Edhe pretendimi i tyre për heshtje, është po ashtu, sepse kreu i Forcave të Armatosura ka komunikuar personalisht me secilin e tyre.
Ministria e Mbrojtjes ka propozuar madje edhe një ceremoni për përshëndetjen e tyre, por ajo është refuzuar. I gjithë personeli i Ministrisë së Mbrojtjese e di se ka rregulla proceduriale për lëvizjet në administratë. Një ligj i ri dhe gjithëpërfshirës është tashmë në Këshillin e Ministrave. Çdo persiatje mbi medaljet dhe mirënjohjet është e tepërt dhe ministria e Mbrojtjes e ka pasur përherë parasysh dhe s’i ka kursyer ato, mbështetur në vlerësimin dhe meritat e punës së gjithkujt”, - përfundoi ajo.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com