Imami: S’kërkoj falje për
deklaratat në 21 jana

Imami: S’kërkoj falje për <br />deklaratat në 21 jana
TIRANË - “Unë jam një njeri që di të kërkoj falje. Por në rastin konkret nuk kam pse të kërkoj falje”. Kjo është deklarata ka lëshuar sot në emisionin “Debat” të Alfred Pezës, i cili do të transmetohet sot në mbrëmje në orën 21.00, përballë një paneli gazetarësh, Edlira Gjoni, Arjon Sulo kryeredaktor i MAPO, Roland Zili nga Vizion plus, dhe Anila Basha drejtore e shqiptarja.com. Ditën e 21 janarit, ministri i mbrojtjes Imami, ishte ndër të parët ministra që deklaroi publikisht se vrasja e protestuesve kishte ndodhur nga afër për shkak të plagëve që ata kishin. “Me thënë të drejtën, unë në 21 janar kam ditëlindjen. Madje isha në shtëpi ndërkohë që pashë në televizor çpo ndodhte. Menjëherë u nisa që aty dhe kam folur në telefon me mjekët e spitalit ushtarak, të cilët më dhanë edhe informacionet paraprake për plagët e marra nga protestuesit. Këtë e deklarova dhe në televizion, dhe nuk kam pse të kërkoj falje për këtë” tha Imami gjatë emisionit. Më vonë, ai tregon se ka shkuar në zyrë, ku ka marrë edhe informacione më të hollësishme. Zoti Imami i përmbahet variantit se ngjarja e 21 janarit ishte grusht shteti, ndërkohë që kërkon nga prokuroria zbardhjen e hetimeve të pavarura dhe të plota e sidomos për organizatorët. Sa i përket rastit të ish komandatit te Gardës, Ndrea Prendi, i cili ka qelluar mbi protestuesit dhe ka vrarë njërin prej tyre, Faik Myrtaj, e më pas ka shkatërruar provat sipas pretendimit të prokurorisë, duke ndërruar tytën e pistoletës së tij me të shoferit Imami tha: “Cdo njeri mban përgjegjësi vetë për ato që bën”, ndërsa deklaroi se nuk ka pasur një urdhër për të qëlluar. Ai kritikoi qëndrimin e kreut të shtetit Bamir Topi gjatë asaj dite, i cili, sipas ministrit, duhet të thërriste në takim edhe kreun e opozitës, edhe kryeministrin.

PRESIDENTI
Sa i përket zgjedhjes së presidentit për këtë vit, zoti Imami deklaroi në emisionin debat edhe një nga skenarët që mund të përdor maxhoranca për tre raundet e para. “Në tre raundet e para ndoshta nuk do të ketë asnjë kandidat, dhe ato do të jenë raunde të kryera. Ndërsa në raundin e katërt, presidenti do të zgjidhet edhe me 71 vota”, tha Imami. Ministri i Mbrojtjes tha se zonja Jozefina Topalli, mund të ishte shumë mirë në detyrën e Presidentes së Republikës, duke shprehur konsideratat e tij për kryetaren e kuvendit, pavarësisht ngacmimit të gazetarëve se zonja Topalli ka qenë kundër kandidaturës së tij për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD.

MARRËVESHJA E UJËRAVE
Lidhur me marrëveshjen e ujrave me Greqinë, zoti Imami tha se do të nisin shumë shpejt negociatat për lidhjen e marrëveshjes për ndarjen e ujrave mes dy vendeve.
Sa i përket ndryshimeve në qeveri, dhe zërave se Ilir Meta mund të jetë një ndër kandidatët për postin e Ministrit të Mbrojtjes, zoti Imami tha se ndryshimet i propozon kryeministri dhe është ai që bën propozimet për ndryshimet në kabinet.
Lidhur me reformën në ushtri, zoti Imami tha se do të ketë shkurtime, por një shifër e saktë nuk mund të jepet që tani.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha