Një imam shqiptar dyshohet se ka predikuar islamin radikal në burgjet e Zvicrës. Gazeta zvicerane 'Tages Anzeiger' ka publikuar një shkrim, ku thekson se imamit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i ishte besuar kryerja e shërbimeve fetare në burgjet e Zyrihut, por ai ka propaganduar islamin radikal.
Sipas gazetës, një broshurë e gjetur në burg përmban terma nga ligji islamik, i njohur si sheriati.
“Allahu kërkon që në rast vjedhjeje, hajni të dënohet me prerje të dorës. Ky dënim duhet ta frikësojë atë. Nëse vjedhësi e di se kur të ketë vjedhur do t`i pritet dora, ai do ta braktisë vjedhjen dhe kështu pasuria e njerëzve mbetet e paprekur. Allahu, i vetmi dhe i shumëlavdëruari Zot e ka dorëzuar sheriatin si ligjin më të lartë për gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit t`i nënshtrohen atij”.- thuhet në broshurën e gjetur në burg.
Gazeta zvicerane Tages Anzeiger ka kontaktuar me imamin shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk e dinte përmbajtjen e broshurës.
Sipas autoriteteve zvicerane, në burg lejohet vetëm Kurani dhe jo libra të tjerë me përmbajtje islamike.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com