Imami, tjetër shkelje flagrante:
Abuzon me tenderin 14mln euro

Imami, tjetër shkelje flagrante:<br />Abuzon me tenderin 14mln euro
TIRANE- Ministri në ikje i dikasterit të Mbrojtjes Arben Imami, 2 javë pasi kjo maxhorancë humbi zgjedhjet e 23 qershorit përfshihet në një tjetër skandal me vlerë afro 14 milion euro,  (rreth 1.9 miliardë lekë)

Këtë herë bëhet fjalë për tenderin e Uniformave të ushtrisë shqiptare, ku me një procedurë të dyshimtë që ka kaluar nga Ministria e Mbrojties tek brigada logjistike z.Imami dhe ministria e tij ka shpallur fitues me procedurë të hapur bashkimin e operatorëve “ALFREDO GRASSI” s.p.a & “D&E” shpk.

Nga një vëzhgim i A1Report rezulton se firma shqiptare e shpallur fituese jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me biznesin e uniformave apo paisje ushtarake, por në ekstraktin e saj zyrtar në faqen e QKR-së ka të listuar një aktivitet si: Import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, gërmime, ndërtime të ndryshme, impiante teknologjike, etj.

E ndërsa firma shqiptare D&E me administrator Alba Çaushi e njohur për lidhjet të afërta me Imamin dhe selinë blu, jo vetëm që nuk plotëson kritetret e përcaktuara nga NATO për tendera të tilla, por selia e saj ndodhet në një bar kafe në lundër me adresë Bar-Restorant, Vreshtari Lundër.

Kjo firmë është krijuar më 24 maj të 2007-ës dhe fillimisht ka patur si administrator Urim Çollarin, ku më 22 shtator kjo firmë ka kaluar në administrim të Alba Çaushit.

Por favorizimi nga Alba Çaushit shkon edhe më tej, ku kjo zonjë ka përfituar dhe një mjedis në brendësi të Spitalit Ushtarak dhe e ka kthyer atë në një aktivitet bar kafe. (Shihni faksimilet me poshte)

SHKELJET E IMAMIT NE KETE TENDER
Kronologjia e shkeljeve në këtë tendër është si më poshtë:
-Ministri Imami ka shmangur tenderimin nga Drejtoria e Tenderimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ia kalon Brigadës së Logjistikës në Vaqarr ku komandon i besuari i tij, gjeneral Brigade Syrja Gjoka. 

-Publikimi i tenderit për uniformat e ushtrisë në Fletoren Zyrtare e është bërë më datë 15 korrik 2013, ndërkohë që firmën fituese e ka shpallur më datë 8 korrik 2013, pra një javë më parë.

-Shpall firmën fituese “D&E”, Farkë-Lundër, me vlerën 1.894.490.280 lekë, ndërkohë që fondi limit për tenderin e uniformave ishte 1.714.885.754 lekë.

-I jepet tenderi firmës fituese që jo vetëm ka vlerë më të madhe se konkurrentet e tjerë, por që nuk është e çertifikuar për standardet e NATO-s për uniformat, kusht i domosdoshëm për vendet anëtare të NATO-s ku është dhe ushtria e vendit tone.

PYETJET QE IMAMI DUHET TE JAPE PERGJIGJE
-Ajo çka ngre pikëpyetje dhe dyshime për këtë tender është futja e operatorit shqiptar D&E me administrator Alba Çaushin e cila këto uniforma do t’i blej tek “ALFREDO GRASSI” në itali për ti sjellur më pas për ushtrinë shqiptare?

-Pyetja që shtrohen janë të shumta, por Ministri Imami do duhet të japë përgjigje dhe të shpjegojë: Pse tenderi s’është bërë i hapur qoftë dhe firma e huaj të fitonte direkt dhe të sillte produktet?

-Pse fituesi është paracaktuar më dt.7 korrik dhe njoftimi në fletoren zyrtare është bërë më 15 korrik? Pse operator shqiptar është zgjedhur një firmë e cila ushtron aktivitet bar kafe?
 
Mbetet që pas denoncimit të këtij skandali të ndërhyjë organi i akuzës për të nisur menjëherë hetimin, që këto abuzime me vlerë 1.5 milion euro mos të rëndojnë më shumë ekonominë e rrënuar të buxhetit të shtetit.

FAKSIMILET

faksimile e alba çaushit


(Foto: Faksimile e ekstraktit të QKR, që vërteton se Alba Çaushi është pronare e një lokali brenda ambienteve të Spitalit Ushtarak)


faksimile 2

(Foto: Faksimile e esktartit të QKR që vërteton se frima D&E me pronare Alba Çaushin  nuk ka si subjekt të aktivitetit të saj prodhimin e uniformave)


buletini

 
(Foto: Faqe e buletinit e Agjencisë së Prokurimit publik)


Redaksia online
(A1 Report/ sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para