Imer Mushkolaj, gazetari që bën me turp kolegët e tij në Tiranë
Sali Berisha dhe gazetari Imer Mushkolaj
Nuk është hera e parë që gazetari nga Kosova, Imer Mushkolaj, përplaset me Sali Berishën. Në një debat të gati dy viteve më parë, po në një TV në Kosovë, Sali Berisha akuzonte Hashim Thaçin se kishte dashur të shiste Kosovën.
Ndryshe nga kolegët e Tiranës, që kur flet çdo lloj marine Berisha, rrinë e hapin sytë si guakë, Mushkolaj iu përgjigj Berishës së ne fakt, njeriu që ka dashur të shesë trojet shqiptare, është pikërisht ai, Sali Berisha, që e ka të faktuar me dokumente se i fali detin Greqisë.
Më pas Mushkolaj i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Berisha e humbi toruan nga akuzat, pasi nuk është mësuar t’ia përplasë njeri të vërtetat në sy, dhe u largua nga linja, duke lënë emisionin në mes.
E njëjta skenë është përsëritur edhe këtë të premte, kur Berisha po iu tregonte shqiptarëve të Kosovës se si është dhunuar nga Edi Rama më 21 janar të 2011 dhe nga Lulzim Basha më 8 janar të 2022.
Gënjeshtër para së cilës një gënjeshtar normal nuk mund të heshtë, sidomos kur je para një njeriu që ka vrarë qytetarët e vet për të mbajtur pushtetin.
Dhe Imer Mushkolaj këtë ka bërë.
Asnjë heroizëm në fakt, thjesht detyrën e gazetarit, duke i kërkuar Berishës të përgjigjet për qytetarët që ka vrarë në Gërdec, më 21 janar, për të mos harruar pastaj viktimat e ’97-s.
Gjë që në Tiranë, për turpin e tyre, nuk e ka bërë asnjë gazetar, ndërsa Berisha tregon çdo herë që shfaqet nëpër emisione, ndonjë version të ndryshëm të krimeve dhe korrupsionit të tij.
Nuk e bëjnë, se në fakt shumica prej tyre janë të kapur dhe s’flasin dot, si ata, si pronarët e tyre.
Dhe kur del një gazetar i lirë si Imer Mushkolaj, Berisha i turret për ta kompleksuar si i blerë nga Serbia.
Por kur je i lirë, nuk të komplekson dot njeri. Qoftë ky edhe Sali Berisha, që është mësuar me gazetarët e Tiranës, të cilët madje edhe i përzgjedh vetë se kush do të jetë në panel, kur shkon nëpër emisione.(TemA)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16