TIRANE- Pas ngjarjes së gërmimeve në Kalanë e Prezës për ndërtimin privat të familjes Ajazi, që i përket babait të bashkëshortit të ministres Majlinda Bregu, specialistë të arkeologjisë dhe anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Monumenteve kanë konstatuar se po “shkelet ligji numër 9. 43 i datës 7.4. 2003 për Trashëgiminë Kulturore” (i cili ndalon në mënyrë ekspilicite ndërtimin pranë mureve të Monumenteve të Kulturës dhe kështjellave në veçanti, neni 32 dhe 33), drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe del me një deklaratë mediatike dhe thotë se “leja është e ligjshme”.

Sipas tij, leja nuk bie ndesh me ndonjë nen të ligjit për ruajtjen e trashëgimisë dhe pronari zotëron dokumentet që ka pasur banesë në vitin 1920. Baçe ka shtuar se banesa e Ajazëve “do të zhvendoset 8.5 metra nga muret e kalasë dhe tha se: “Është rënë dakord që nëse do të shikohen gjurmë ndërtimesh të mëhershme do të ndalohet gërmimi”.

Por, megjithëse ligji nuk i lejon ndërtimet pranë kalave më afër se 30 metra, Apollon Baçe për ndërtimin që sipas tij “do të shtyhet vetëm 5-8 metra larg” e konsideron lejen të ligjshme..!

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)