Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se pas një gare të hapur ndërkombëtare, është përzgjedhur kompania fituese që do të ndërtojë impiantin fotovoltaik në Zonën e Akërnisë, Vlorë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, “India Power Corporation Ltd” u shpall si kompania fituese për kombinimin e besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara. “Oferta e shpallur fituese, siguron nje cmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MË në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Projekti do ketë vlerën prej 70 milionë eurosh dhe sipas ministrisë do të krijojë mundësi të shumta punësimi. Ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon.
Kompania “India Power Corporation Ltd” është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjisë termike, erës dhe energjisë diellore. Ky konglomerat ekonomik indian zotërohet nga grupi Kanoria Foundation dhe mbart një portofol asetesh prej 15 miliardë dollarësh.
Të instalohet në male se male ka sa të duash vendi, jo fushave!
Përgjigju..mbillini Agrume e zhvilloni Turismin.,tha Hrushovi
Përgjigju