Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.ministri Hantin Bonati inspektuan impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Qarkun e Elbasanit.
“Patëm rastin këtu të shikojmë nga afër se si funksionon impianti i djegies së mbetjeve urbane në Elbasan. Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh. Pra është një nga ato veprat që bëri një transformim të dukshëm në qytetin e Elbasanit. Këtu u njoha me gjithë proceset teknologjike se si po funksionon tani”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Aktualisht, në këtë impiant depozitojnë mbetjet e tyre urbane pa pagesë Bashkia e Elbasanit, ajo e Cërrikut dhe disa njësi administrative në Qarkut. Kapaciteti i impiantit është më i madh dhe është llogaritur të mbulojë mbetjet e të gjitha bashkive të Qarkut Elbasan.
/Shqiptarja.com

VIDEO