Impianti i Trajtimit të Ujit, Gjiknuri në Gjakovë: Gëzoj njësoj si ju

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm në qytetin e Gjakovës.

Gjatë vizitës së tij, Gjiknuri ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Kryefjalë e takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve, projektet e përbashkëta rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit dhe axhendës së interkonektivitetit në infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se gëzohej për këto vepra pasi sfida e ujit është sfida më e madhe që kanë shoqëritë e dy vendeve.

Gëzohem njësoj si ju për këto vepra investimesh ndaj jam këtu dhe këtë e them në emër të qeverisë.  Sfida e ujit është sfida më e madhe që kanë shoqëritë tona. Edhe Kosova edhe Shqipëria janë vende të pasura me ujë por kemi vuajtur nga mungesa e investimeve dhe menaxhimi. Ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri.

Damian Gjiknuri, ministër

Në përfundim të fjalës së tij, ministri Gjiknuri tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të intensifikohet në të gjitha fushat, si në atë të energjisë, infrastrukturës apo edhe menaxhimit të ujit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja