/ATSH/- Tregjet bujqësore të vendit vazhdojnë të jenë të tejmbushura me prodhime të ndryshme fruta -perimesh, qofshin këto produkte edhe jashtë sezonit të prodhimit, duke plotësur kështu në çdo kohë dhe për çdo artikull kërkesat e konsumatorëve.

Tregtia e lirë dhe kërkesë-oferta ka sjellë krahas rritjes së prodhimit bujqësor vendas, eksporteve edhe rritjen e importeve.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2014 janë importuar 5.1 milardë lekë fruta-perime, kundrejt 4.5 miliardë lekë importe në vitin 2013. Ministria e Bujqësisë në politikat e saj ka në vëmendje të vazhdueshme mbështetjen e prodhimit bujqësor vendas konkurrueshmërinë e produkteve "Made in Albania" dhe rritjen e eksporteve.