TIRANE - Importet po vijojnë për të dytin vit radhazi tendencën negative, një tregues i qartë i rënies së investimeve në ekonomi, me blerjet e makinerive, pajisjeve e materialeve të ndërtimit që po vazhdojnë të tkurren. Sipas INSTAT-it, importet janë pakësuar me 5% me bazë vjetore për periudhën janar-korrik, në 282 miliardë lekë.
Ndikimin kryesor në tendencën negative shtatëmujore e ka dhënë ulja e ndjeshme e zërit minerale lëndë djegëse dhe energji, me rënie 21.5% me bazë vjetore, duke zbritur në grup-mallin e tretë më të madh të importuar, nga vendi i parë që zinte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një tregues se sektori i ndërtimin vijon tkurrjen e tij, edhe importet e materialeve të ndërtimit e metaleve ranë me 6.3%.
Në rënie të thellë janë dhe importet e makinerive pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues i investimeve direkte në ekonomi, të cilat u tkurrën me 10.3% me bazë vjetore për 7 mujorin në 50.5 miliardë lekë. Edhe importet e ushqimeve, pijeve e duhanit, një tregues i konsumit të individëve janë tkurrur me 2.1% në 52 miliardë lekë për 7 mujorin, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com