Importi i 2600 ton plehra në vit 
Juristët: Berisha po shkel ligjin

Importi i 2600 ton plehra në vit <br />Juristët: Berisha po shkel ligjin
TIRANE- Vendimet e qeverisë Berisha që i hapin rrugë importit të 2600 ton mbetjesh për riciklim në vendin tonë nga dy shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, rikthejnë edhe njëherë debatin te njohësit e ligjit, si edhe te ambientalistët.
 
Juristi i njohur Sokol Hazizaj ka shpjeguar se këto dy autorizime jo vetëm shkelin ligjin, por edhe moralin e një qeverie në ikje, e mbi të gjitha kur pritet që kjo çështje të shkojë për referendum në datë 23 dhjetor.

“Sa kam informacion është duke u ezauruar dhe hapi procedurial dhe administrativ i referendumit për jo ose po mbetjeve toksike në vendet fqinje apo diku tjetër. Mendoj se edhe në këtë lloj dimensioni edhe moralisht edhe ligjërisht kjo qeveri i ka konsumuar të gjitha efektet ligjore për të mos kryer, për të mos konsumuar, për të mos administruar asnjë lloj vendimi që vjen përpos dhe kundër interesave të qytetarëve”, tha Hazizaj.
 
Hazizaj shkon më tej kur sqaron se, ligjërisht kur qeveria është në tranzicion, pra kur pritet kalimi i pushtetit nga njëra palë të tjetra nuk mund të ndërmerren vendime.

“Nuk mundet dhe nuk ka sesi qeveria shqiptare në ikje të ndërmarrë iniciativa ligjore që cënojnë shtyllat themelore të shtetit, buxhetin, të drejtën për të jetuar të njeriut, të drejtën për të banuar të qytetarit, të drejtën konstitucionale të garantuar tashmë nga Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo qeveri po cënon gurin themeltar të vijimësisë së jetës së qytetarit, kushtetutën”, u shpreh Hazizaj.

Nga ana tjetër Aleanca Kundër Importit të Plerave, të cilët qenë edhe nismëtarët për mbajtjen e një referendumi, janë shprehur se vendimet e qeverisë po ndërmerren për të kënaqur disa klientë vendas apo të huaj qofshin.
 
Po ashtu ata kanë hedhur hije dyshimi mbi njërën nga kompanitë që ka marrë tashmë autorizimin e kryeministrit në largim Sali Berishës, ajo e quajtur “Vale recycling”, duke u shprehur se nuk mund të bëjë riciklim pasi nuk i ka kushtet.

“Kjo kompani nuk është se ka në dispozicion të saj teknologji për shkrirjen dhe menaxhimin e gjithë këtyre mbejtjeve, ajo i merr për t’i ruajtur ato dhe ne nuk dimë nëse këto mbetje të vendosura diku në territorin e Shqipërisë nuk do të shpërndarë në hapësirë duke kontaminuar më tej ujërat e ndryshme, sidomos në territorin e Shqipërisë gjë që është shumë delikate, sidomos si rrjedhojë e damarëve ujorë të shumtë që ka. Apo do të shkojnë diku tjetër, ndoshta destinacioni mund të jetë metalurgjiku”, tha Lavdosh Feruni.
 
Berisha me një vendim të Këshillit të Ministrave i dha “Ok” dy kompanive private “Vale Recycling” me përfaqësues ligjor Elvis Mirin dhe oratakë Paolo Volpato, dhe “Plastica Albania” me përfaqësues ligjor Vangjel Floron dhe ortakë Andon dhe Irini Mesiri, për importin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre.
 
Do të importohen 2000 mijë ton mbetje në vit vetëm nga Italia, të disa llojeve si: zink, plumb, plastikë, qelq, bakër, alumin, çelik, gizë, veshje të përdorura, etj.
 
Ndërsa nga Greqia do të importohet drejt Shqipërisë 600 ton polietilen ose i njohur ndryshe si rrëshirë, e cila shërben për prodhimin e materialeve të ndryshme si plastikë, letër higjenike dhe veshje.
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni avioni F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni avioni F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia