IMT nuk gjen dot ndotësit e Gjanicës: Po bëjmë kontrolle! Qytetarët: Situatë katastrofike

FIER- Prej vitesh banorët e Fierit jetojnë mes ndotjes që shkaktohet prej hidrokarbureve që derdhen në lumë. Dukshëm uji mban ngjyrë të erret dhe ere të rëndë. Qytetarët e përshkruajnë gjendjen si katastrofë.

Shqetësim mbetet mosreagimi i institucioneve ndaj kësaj situate të përsëritur. E pyetur për shkaktarët e ndotjes, IKMT-ja tha se po punohet për të zbuluar problematikën.

"Inspektorati i Mjedisit është në përcaktimin e pikave që kanë problematike. në bashkëpunim me bashkinë e Fierit të gjitha shkarkesat e paligjshme. Në ditë të veçanta kemi ndotje. Shumë herë nuk është shumë i ndotur në ditë të veçantë", tha Anesti Qirici, Inspektor i IKMT.

Një justifikim tjetër për mosndëshkimin e kompanive që hedhin mbetjet e hidrokarbure në lum mbetet ndryshimi i kompetencave. Më parë kontrollet në terren i ushtronte Agjencia e Mjedisit ndërsa tashmë i kanë kaluar Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

"Në institucionin e ri IKMT në bazë të një urdhri ministri operojnë bashkë me Policinë e Shtetit, procedurat e renda i ndjek policia. Nëse janë për çështje penale merret policia, për çështje", tha ai.

Një vit më parë një grup banorësh dërguan disa institucione në gjykatë për mosveprim ndaj kompanive që ndotin lumin dhe mjedisin. Asokohe gjykata u dha të drejtë banorëve, por as ky vendim nuk e ndryshoi fatin e Gjanicës!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi qe pshurr ne gjanice: 28/08/2020 22:43

    Pyesni banoret se i dine mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion