TOPALLI THËRRET KËSHILLIN E IMUNITETEVE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thirrur sot në mesditë Këshillin e mandateve për imunitetet socialistë. Burime nga Kuvendi thanë se kryeparlamentarja do të takohet në orën 12.30 me Këshillin për të vendosur për kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve: Bare, Doshi e Balla.
BESNIK BARAJ: I HAPUR PËR IMUNITETIN, DO TË DEPONOJ
Ende nuk më ka ardhur kërkesa e prokurorisë, por e kam marrë vesh përmes nj¬erëzve të mi dhe miqve. E quaj normale pyetjen e aktorëve të ndryshëm politikë dhe jam i hapur e transparent për imunitetin që të ri¬dëshmoj. Do ndihmoj me deponimin tim për ato çfarë kam parë dhe është bërë më 21 janar 2011, që janë të njejta me ato të mediave". Kjo ka qënë deklarata e ish-kryetarit të PS, Baraj. Sipas tij, falë mediave, çështja është e zbardhur. Baraj tha se dhuna e ushtruar, është në dizproporcion me reagimin e policisë dhe Gardës. "Në asnjë vend demokratik s'ka ndodhur një reagim i tillë me vrasje të protestuesve. 4 protestuesit s'janë vrarë as me thika, as me çadra por me armë nga ushtarët e Gardës, që janë urdhëruar nga drejtuesit superiorë. Mediat i kanë dhënë të qarta ku fatmirësisht duket roli i pazakontë i deputetëve të PS në qetësimin situatës, mes të cilëve jam dhe unë", tha Baraj.
TOM DOSHI: "LË IMUNITETIN, SALIU URDHËROI GJITHË VRASJET"
Deputeti i PS Tom Doshi reagoi pas deklaratës së kryeprrokurores Ina Rama për heqjen e imunitetit si deputet. "Shpreh gadtishmërinë time të menjëhershme të vihem në dispozicion të hetimeve. Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese ditën që do vijë në Parlament. Unë kam qenë në këtë protestë si deputet i PS, kam demonstruar i qetë e paqësisht", tha Doshi. Për të cilin, edhe kur Policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin e më pas vrasin protestuesit, ai ka kontribuar për të qetësuar protestuesit. "Çdo hap imi është filmuar, çdo gjë transparente. Prokurorja i ka gjetur vrasësit ordiner. Ajo duhet të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushhtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet. Kur vret kryetari i Gardës, askush nuk ka dyshim se urdhërin e ka dhënë Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe urdhrave fshihen nga stafi i KM, askush nuk ka dyshim se urdhëri është dhënë nga Kryeministri" deklaron Doshi.
TAULANT BALLA "NË GJYQ TË SHKOJË SALIU, PO IMUNITETIT
Pas reagimit të parë të deputetit Tom Doshi, ka reaguar edhe deputeti Taulant Balla mbi kërkesën që ka bërë prokuroria për heqjen e imunitetit të tij si deputet. "Ai që duhet të shkojë përpara gjyqit është Saliu, është Lulëzim Basha. Ne jemi gati të heqim imunitetin e çdo deputeti që kërkon prokuroria, por të hetosh Besnik Barajn dhe të mos hetosh Saliun është qesharake. Të më hetosh mua dhe jo Lul Bashën është qesharake. Ne duam drejtësi" është reagimi i deputetit Taulant Balla për shqiptarja.com. Reagim i cili ka plotësuar kuadrin e deklaratave të deputetëve socialistë për të cilët Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për të filluar dhe hetimin për përfshirjen në organizimin e protestave të dhunshme. Pavarësisht se policia e shtetit kishte hequr dorë nga akuza ndaj tyre, për mospërfshirje në organizime të dhunshme.
(sg/aq/shqiptarja.com)