Imuniteti i Tahirit,Balla:S’bëhemi
pengesë, PS luftë për drejtësi

Imuniteti i Tahirit,Balla:S’bëhemi<br />pengesë, PS luftë për drejtësi<br /><br>
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të thirrur nga PD për të diskutuar mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri. Në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit, Balla tha se PS nuk do bëhet pengesë për asgjë kur bëhet fjalë për drejtësinë.

Kreu i grupit të PS tha se nuk do të ketë kurrë votë të PS kundër drejtësisë në Kuvend, duke lënë të kuptohej ndoshta mbërritjen shumë shpejt të ndonjë kërkese të Prokurorisë për ndonjë deputet të PD.

“Nuk do të ketë kurrë në Kuvendin e Shqipërisë votë të Partisë Socialiste kundër drejtësisë, as tani për këtë çështje e as për raste të tjera që mund të vijnë”, shtoi Balla.

Gjithashtu, ai sulmoi ashpër demokratët, teksa tha se ata po luftojnë për pushtet, ndërsa PS po bën luftë për drejtësi dhe do vijojë betejën deri në fund.

"Përpjekje idioteske të Halimit apo Halimëve të gjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore të drejtësisë në një teatër në interes të hallit të PD. Ka një dallim të madh ndërmjet Grupit Parlamentar të PS, PS dhe Ramës, me hallexhinjtë e PD dhe hallexhinjtë e tjerë që i janë bashkangjitur. Ne jemi këtu në një luftë për drejtësi, ndërsa ata në një luftë për pushtet. Duhet tua them të gjithëve qartë se këtë ngjarje e keni njoftuar ju si media, disa orë para se materiali të mbërrinte në Prokurori.

Në bindjen tonë që për këdo, për çdo rast, ne do ta bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë, edhe në raste të tjera, me qëllim që beteja jonë për drejtësi të mos ketë pengesë. Edhe në këtë rast drejtësia është fjala e vetme, nuk kemi asnjë kompromis.

Jam i bindur që shumë shpejt kryetari i Kuvendit do bëjë njoftimin përkatës për këtë.Kukuvajkat që këtë teatër të hallit të tyre për pushtet duhet ta dinë që janë kukuvajka që Reformën në Drejtësi nuk e mbështetën kurrë.

Do ketë sonte mbledhje?
Ne po bëhemi gati për të mbërritur në godinnën e kuvendit dhe për të qenë në dispozicion.

Vota për heqjen e imunitetit të Tahirit?
Nuk ka për të pasur asnjëherë në Kuvend një votë të PS kundër drejtësisë. Jemi këtu për t'i qëndruar fortë mesazhin që iu kemi dhënë shqiptarëve. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)