Imuniteti i Tahirit, nesër vendos
Kuvendi, pikëpyetje për votimin

Imuniteti i Tahirit, nesër vendos<br />Kuvendi, pikëpyetje për votimin<br /><br>
Kuvendi do të vendosë nesër në seancën e orës 10:00 për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Saimir Tahiri.

Organi i akuzës ka kërkuar autorizimin nga ligjvënësit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar si i përfshirë në trafikun e drogës të grupit Habilaj. Do të jenë dy raporte të Këshillit të Mandateve në seancën e Kuvendit, ai i maxhorancës dhe opozitës, të dy në këndvështrime të ndryshme. Shumica parlamentare ka paralajmëruar votën kundër Prokurorisë me argumentin se provat e paraqitura nuk mjaftojnë, ndërsa pakica i referohet përgjimeve të trafikantëve ku përmendet Tahiri dhe automjetit "Audi" i përdorur si nga të akuzuarit ashtu edhe nga deputeti socialist. 

Ndërkohë, debat parashikohet të ketë edhe sa i takon hapësirave ligjore për mënyrën e votimit të kërkesës për heqjen ose jo të imunitetit. Kushtetuta parashikon votim të hapur, ndërsa Rregullorja e Kuvendit parashikohet votim të fshehtë. Në të shkuarën është bërë votim i fshehtë për rastet e ligjvënësve Tom Doshi apo Mark Frroku. Procedura është e qartë, fillimisht hidhet në votim raporti i përgatitur nga mazhoranca, më pas ai i përgatitur nga opozita.

Në fund miratohet ai që merr shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve të pranishëm. Sa i takon mënyrës së votimit, ekspertët janë të mendimit se Kushtetuta prevalon mbi rregulloren e Kuvendit. Ndërkohë, opozita ka bërë të qartë se do kërkojë votim të hapur për imunitetin e Tahirit. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shpreh në emisionin "45 minuta" me gazetarin Denis Minga se votimi duhet të jetë i hapur. 

KUSHTETUTA

Neni 73

Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

RREGULLORJA E KUVENDIT

Neni 118

-Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604