TIRANE-Anëtarët e PD nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ndërsa bojkoti në komisione do të vijojë deri të mërkurën.

 

 

 

 

 

Burime nga PD pohojnë për Report Tv se deputetët e PD do të bojkotojnë komisionet deri në seancën e së mërkurës kur do të votohet imuniteti i Tahirit.

 

PD kërkon që të votohet kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, por PS e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar se do të japë miratimin vetëm për kontrollin e banesës dhe ish-ministrit, por jo arrestimin.

Ditën e mërkurë në pika e parë e rendit të ditës votimi i kërkesës së prokurorisë për Tahirin. 

dy.b/shqiptarja.com