TIRANE- Më 25 maj në në Bibliotekën Kombëtare do të mbahet një auditorium kushtuar dy shkrimtarëve të çmuar dhe dy personaliteteve të shquara të botës kulturore shqiptare, Ernest Koliqit e Martin Camaj. Do të fllitet edhe për kontributin e tyre në revistën “Shêjzat”, si një ndër revistat kulturore më të ndritura të diasporës mbarëkombëtare.
Në përkujtim të Koliqit e Camajt, do të mbajnë ligjëratat përkatëse studiuesi Kujtim Shala (Prof. Assoc. Dr. i Universitetit të Prishtinës), Ministër i Kulturës i Republikës së Kosovës, që është edhe autor i librit “Ernest Koliqi: Authentica et Urbana”.
Do të bëhet prezantimi i një kolazhi me botimet e para e të rralla të autorëve dhe të Revistës “Shêjzat”, nga fondi i BKSH; prezantimi i librit “Kritika letrare në Shêjzat – E. Koliqi, M. Camaj) nga autorët: Prof. Dr. Ymer Çiraku dhe Ma. Elona Plaku
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com