TIRANË – Pak minuta përpara se Gjykata e Lartë të japë vendimin për Ilir Metën, prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka deklaruar se pritet drejtësi. E pyetur nga gazetarët gjatë një konferencë për shtyp me kolegë italianë, kryeprokurorja tha se organi qëndror i akuzës ka arritur në konkluzione të plotë, por tani duhet të flaës Gjykata.
“Ne presim që gjykata e lartë të jape drejtësi. Kemi konkluduar punën tonë dhe i kemi paraqitur rezultatet. Por, tani fjala e fundit i takon gjykatës”, tha kryeprokurorja Ina Rama.

(aq/shqiptarja.com)