Nuk kanë të sosur shkrimet në mbështetje të Ina Ramës pas intervistës që kjo dha në TV Klan. E në togun e artikujve të tillë kanë rënë në sy disa, autorët e të cilëve nuk janë burra, por gra; janë gra që janë motivuar në këtë mbështetje, përveç të tjerash, edhe nga solidariteti gjinor. Shkruajti në nxehtë Alba Malltezi, pastaj Zamira Çavo, dhe sot ishte një shkrim i përkthyeses Mirela Kumbaro. Kjo e fundit shkruante në Panorama dhe nënvizonte më së pari figurën e mirë që ajo bëri si funksionare publike: “Sot unë njoh prokuroren e Përgjithshme të Republikës sime dhe i jam mirënjohëse që më inkurajon të mos e humbas besimin te institucionet, se më tregon se ditë të mira paskëtaj vijnë”.
Dhe më pas kapej pas provës që dha Ina Rama, se “në fshatin primitiv të gladiatorëve publikë shqiptarë ka një copë tokë ku mund të rritet fara emancipuese e inteligjencës femërore që për të lëshuar lule nuk ka nevojë të shartohet me burra”. Shqiptarja.com/respublica.al
/Shqiptarja.com