TIRANË- “Vendim i paligjshëm” e ka quajtur ish-kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama, mospranimin e kërkesës së saj nga KLD-ja për t’u rikthyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
”Vendimi ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me ndikimin politik të KLD-së, jo vetëm për vonesën e adresimit të çështjes por edhe për arsyen se ligji për postin e Prokurorit të Përgjithshëm saktëson se "në fund të mandatit Prokurori i Përgjithshëm mund të kthehet në postin e mëparshëm ose në një post tjetër" analizon “Balkan Insight” që ka marrë në intervistë ish-kryeprokuroren Rama.
“Ky ligj i miratuar në vitin 2008 kishte për qëllim të mbroj Prokurorinë e Përgjithshme nga ndikimi politik dhe të forcojë pavarësinë e kryeprokurorit”.
"Sipas nenit 7 të këtij ligji, në fund të mandatit të saj, Rama kishte të drejtë të zgjidhte të punonte si një gjyqtare e thjeshtë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ose të kthehej në pozicionin e saj të mëparshëm", shkruan “Balkan Insight”
Në intervistë ajo është shprehur se vendimi i saj për të kërkuar një pozicion në Gjykatën e Apelit dhe jo në atë të Krimeve të Rënda, nuk ka qenë një zgjidhje personale por është kushtëzuar nga roli i saj i mëparshëm si Prokurore e Përgjithshme. Kjo pasi, Gjykata e Krimeve të Rënda, në hirearki është më sipër se ajo e Apelit dhe asaj do t’i binte të gjykonte shumë çështje që mbajnë firmën e saj si ish-prokurore e Përgjithshme”, ka arsyetuar Ina Rama.
‘KLD-ja ka pretenduar se Ina Rama meritonte një pozicion më të lartë se ai i gjyqtares Civile në Gjykatën e Apelit”, shkruan artikulli.
"Sikur të ishin interesuar kaq shumë për të drejtat e mia si individ do të kishin shqyrtuar kërkesin time, madje edhe me një vendim negativ, që kur unë e depozitova një vit më parë”, ka thënë Znj.Rama.
“KLD-ja dhe autoritetet që vendosin kalendarin e çështjeve kanë qenë kaq indiferentë ndaj interesave të mia saqë e mbajtën kërkesën time për më shumë se një vit për ta hedhur poshtë në mënyë të paligjshme”, ka mbyllur intervistën ish-prokurorja Ina Rama.
Gruaja e parë që ka kryesuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në historinë e Shqipërisë, “vazhdimisht u kritikua për nisjen e disa rasteve të korrupsionit të profilit të lartë kundër qeverisë së djathtë të Sali Berishës”, vijon shkrimi.
Berisha dhe Partia Demokratike e akuzoiuan ish-kryeprokuroren si “konspiratore të një grushti shteti”.
Në atë kohë, në 2007, Nishani, që drejtori mbledhjen e Këshillit të Lartë, ishte deputet dhe ministër në kabinetin e Berishës, dhe më pas u emërua në krye të KLD-së me mbështetjen e deputetëve demokratë.
Shrkimi, gjithashtu, theskon se anëtarët që votuan kundër kërkesës së saj, janë zgjedhur gjatë kohës që në pushtet ishte Partia Demokratike si Xhezahir Zaganjori, ndërsa të majtët kanë votuar pro-kërkesës së saj.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com