Si ndodhi rrjedhja e informacionit, sidomos ajo e dokumentit të FBI?
Rrjedhja e informacionit ndodh edhe në vendet më të zhvilluara dhe më demokratik. Por është faji i gazetarëve që nuk mund të bëhet dicka ndaj këtyre sulmeve mbi institucionet, duke mos bërë publike burimet e tyre.
Përse nuk filluat hetimin për organizatorët?
Kam dëgjuar shumë debate dhe do shpjegoj si funksion hetimi në Shqipëri. Prokuroria fillon hetimin dhe ja kalon Policisë së Shtetit. Bashkë me Ministrin Nishani vendosëm që në të gjitha rastet, për të ndarë kompetencat. Nëse cështja referohet nga Policia e Shtetit, atëherë policia ka atributet të kryej të gjithë veprimtarinë hetimore dhe më pas i kalohet Prokurorisë.
Për sa i përket 21 janarit, për shkak të natyrës së cështjes, i gjithë hetimi iu ngarkua Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit mund ti thërriste deputetet?
Kërkuam heqjen e imunitetit për këtë arsye. Policia e shteti pati të gjithë kohën në dispozicion dhe pushtetin për të vendosur kë do të hetonte dhe pyeste. Janë bërë takime periodike cdo të hënë në orën 10.00. NË korikk policia e shtetit sygjerojn përfundimin e hetimeve duke thënë që nuk arri dot të identifikojë organizatorët. Ne i kërkuam Policisë së Shtetit të vazhdonte hetimet. Nuk patëm një konkluzion nga Policia e Shtetit si përfundim.
Vendosëm që ti hiqnim imunitetin këtyre tre deputetëve sepse ishin ata që dyshoheshin minimalisht për organizimin e protestës.
Përse u kërkua ndalimi i gjithë zinxhirit të komanduesve të Gardës?
Ata që ndaluam nuk ishte i gjithë zinxhiri i komanduesve të Gardës. Jemi në 21 janar dhe konstatojmë disa ngjarje që kanë një produkt kriminal. Konstatojmë që kemi shumë të plagosur dhe 3 viktima, shumë punonjës policie të dëmtuar, plus aktet vandale në bulevard. Pamë pamjet filmike dhe pam që plumbat vinin nga brenda territorit. Kontrolluam pjesën e jashtme të territorit dhe nuk gjetëm asnjë provë se protestuesit ishin të armatosur. Konstatuam dhe një refuzim të Gardës për të bashkëpunuar në atë kohë dhe pamë që kishte një tendencë për të manipuluar nga Garda hetimin. Arsyetimi ishte i till: Kush drejtonte atë ditë nga pjesëtarët e Gardës? Pamë që këta individë kishin vendosur të menaxhonin të gjithë situatën në Kryeminstri. Duke parë që procesi po manipulohej kërkuam ndalimin të 6 komandantëve të Gardës për të mos i lënë kohë për të ndërtuar një skenar. Dëshiruam të merrnim një version sa më afër të vërtetës.
Përse nuk ndoqët procedurën e arrestimeve të fundit?
Kjo ndodhi pas një viti, atëherë mund të vendosnim vetëm urdhrin e ndalimit.
A kishte të drejtë kjo mazhorancë të ishte skeptike ndaj jush, që nga momenti që një bisedë me Burgaj dhe ju u referua në shtyp direkt nga zoti Edi Rama?
Në deklaratë zoti Rama nuk i referohet bisedës time. Urdhrat e ndalimit u dorëzuan në drejtori të policisë në 6 të mëngjesit. Në orën 7 të mëngjesit drejtori i kabinetet të zotit Burgaj ka thënë se nuk mund të bëhen ndalimet sepse ka një lapsus, për fakt se në brendësi të dokumentit kishte emër të përsëritur dhe jo të gjithë emrat. Ka qenë një çështje që është diskutuar gjatë në prokurori, për shkak të moszbatimi të urdhrit të një prokurori nga policia. Gjithçka u bë për shkak të këtij lapsusi.
U kostatua nga FBI fshirja e serverit apo nga ju?
U kostatua nga ne, por ne e dërguam te FBI me shpresën se mund të rikuperoheshin pamjet.
Keni kërkuar vrasje me dashje, jeni e bindur?
Deri sa kemi ngritur këtë vepër, jemi të bindur për këtë. Kjo sepse është qëllua në turmë dhe jo drejt një individi të caktuar. Sipas ligjit duhet të identifikohet agresori para se të qëllohet.
Plumbat kanë qenë rikoshet?
Është ngritur një pretendim i tillë për vrasjen e Vizer Veizit dhe jo për viktimat e tjera. Për predhën në trupin e Veizit ja shtruam laboratorit të FBI dhe u përjashtua kategorikisht prej FBI se mund të ketë qenë rikoshet.
Kryeministri ka thënë se ju duhet të hetoheni vetë. Cfarë mendoni?
Ky është një presion. Por nuk tremben nga keto presione.
Përse nuk e hetoni zotin Rama?
Rama do të hetohet nëse kërkohet nga hetuesit dhe jo nëse e kërkon vetë.