Ina Rama: Të hiqet imuniteti
i tre deputetëve të PS-së
Prokurorja e Përgjithshme i ka bërë dje kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë dhe marrjen e tyre nën hetim për ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar ku humbën jetën katër protestues të opozitës para kryeministrisë.
TIRANE-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama kërkon imunitetin e tre deputetëve socialistë, për të hetuar në mënyrë të plotë ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit të kaluar ku humbën jetën katër demonstrues përballë kryeministrisë. Në një konferencë për mediat, kryeprokurorja Rama, në krah të së cilës ka qënë dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Arvizu, tha se për deputetët e PS, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj kërkon lejen e Kuvendit për të kryerjen e disa veprimeve hetimore. "Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21 janar 2011, për veprën penale të "Organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Për këto arësye, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë sot(dje), dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve", tha kryeprokurorja Rama. Teksa ka argumentuar dhe arësyen se përse e ka kërkuar një gjë të tillë. Ajo ka nënvizuar se në funksion të zbardhjes së ngjarjes, është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit, të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, "me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të 'Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme', parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal". Ina Rama ka saktësuar se përpos hetimit për vrasjen e 4 protestuesve, organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme në protesën e 21 janarit, kanë qenë të organizuara për të evidentuar më pas se cilët kanë qënë organizatorët e tyre. "Në kuadër të këtij procedimi penal, nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të policisë gjyqësore në Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë", tha Rama. Për të cilën, përfaqësuesit e hetimit gjyqësor, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, kanë përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme" parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21 janar 2011. "Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithpërfshirës dhe të gjthanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë", thotë kryeprokurorja, që argumenton kërkesën për imunitetet, pavarësisht se policia gjyqësore i ka përjashtuar deputetët nga procesi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.8%
-
Jo
13.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24