TIRANE- Pasi i është rrëzuar nga KLD kërkesa për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit, ish-kryeprokurorja Ina Rama e ka quajtur këtë një vendimmarrje në kundërshtim me ligjet e vendit dhe të gjithë kuadrit ligjor në fuqi. E ftuar në studion e “Top Channel” disa orë pas dhënies së këtij vendimi, Ina Rama tha se kjo kërkesë është bërë prej gati një viti, dhe është dashur kaq kohë që kjo kërkesë të futet në një nga mbledhjet e KLD. Ndërsa u shpreh se kjo vonesë lidhet me arsye politike.
 
Sipas ligjit “Prokurori i Përgjithshëm me mbarimin e mandatit të tij kthehet në të njëjtën detyrë të mëparshme ose në një të barazvlefshme me të, ose qëndron Prokuror në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm”. Duke u bazuar në ligj, ish-kryeprokurorja tha se do të ndërmarrë hapat e nevojshme ligjore për të zgjidhur këtë problem.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)