Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ditën e sotme ka qene në zonën e Kombinatit ku edhe ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas saj pallati është rrënuar nga Bashkia e Tiranës pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, ajo theksoi se banorët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi shteti nuk po u jep një zgjidhje për strehimin e tyre në bazë të vlerës së pronës së apartamentit që kishin.

“Na dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë vendim. Ky është cënim i të kanë kërkuar dokumentet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njeriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”, thotë një banore e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

Ina Zhupa e cila ndoqi nga afër shqetësimin e këtyre banorëve theksoi se ky është një tjetër rast skandaloz se si ligji shkelet me të dyja këmbët dhe se si shteti shkatërron në mënyrë barbare banesat e qytetarëve, pa asnjë vendim ligjor.

“Ky pallat sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk është shembur akoma, ndërkohë që ne jemi në rrënojat e tij. Shteti ligjor me Edi Ramën dhe me Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nuk funksionon. Ata nuk duan t’ia dinë për ligjet, nuk duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë për strehimin e qytetarëve, duan vetëm të bëjnë propagandë, të fillojmë që këtu po shembet dhe gjoja po punohet në Kombinat. Duan vetëm të tregojnë që ata e meritojnë mandatin e tretë ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre, një grup oligarkësh dhe klientë të pushtetit.”, tha Zhupa.

Sipas Zhupës, më 25 prill do i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana.

“Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe me 25 prill qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana dhe për të fituar e gjithë Shqipëria”, tha Ina Zhupa nga Kombinati.