Ina Zhupa me mësuesit në Sarandë: PD premton depolitizim të arsimit, punësim me meritë, 700 euro pa për mësuesit

Ina Zhupa me mësuesit në Sarandë: PD premton depolitizim të arsimit, punësim me meritë, 700 euro pa për mësuesit

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa organizoi një takim me mësuesit në Sarandë për të folur mbi problemet e arsimit dhe planin konkret të qeverisë së ardhshme Basha. Ajo tha se kur PD të vij në pushtet do të ketë depolitizim të plotë të arsimit publik dhe se punësimi do të bëhet me meritë. Zhupa foli për rritjen e pagave të mësuesve ku tha se Basha do u jap atyre 700 euro.

“Është qesharake rritja që ju kanë bërë në 8 vjet. Mjafton ta krahasoni rritjen 2005-2013 ku ishin rrogat në 2005 dhe ku vajtën në 2013 dhe rritjen 2013-2021 do të shikoni kush janë dy filozofitë për pagat e mësuesit . Ne angazhohemi që brenda mandatit të parë, brenda 4 viteve të para të qeverisjes Basha do të ketë një rritje me jo më pak se 60% që do të thotë nuk do të ketë mesues në fund të mandatit që nuk do të ketë rrogën të paktën 700 euro”, tha Zhupa.

Gjithashtu Ina Zhupa vuri theksin te shkolla si qendra dije dhe infrastruktura shkolla. Ajo u shpreh se shkollat duhet të kthehen dhe në mjedise ku të ketë rëndësi dhe argëtimi dhe kalimi i kohës së lirë.

"Në planin tonë parashikojmë rritjen e  kohëzgjatjes së qendrimit në shkollë të futen dhe profesione të tjera që i shtohen stafeve shkollore si : pjesa e sportit, pjesa e aktrimit, dmth e verpimtarive të tjera që i shtohen orarit mësimor.  Pra nqs ju mbaroni ne orën 1 mësimin, të qëndrojnë nxënësit në shkollë deri në orën 4. Por kjo bëhet pa pasur klasa të mbipopulluara, se ti kur ke mësim nga ora 8 deri në oren 6 mbasdite nuk më se kur te besh këto oret e argetimit. Dhe ndaj është e rëndesishme infrastruktura shkollore, premtim bazik që cdo shkolle do të ketë një infrastrukturore të përshtatshme për kryerjen e veprimtarisë mësimore në mënyre të tillë që mos të ngelet si kampusi këtu në Sarandë dhe ndërtesa që rrinë dhe presin vullnet politik për tu vënë në funksion”, tha Zhupa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr