Ina Zhupa: Afera e përgjimeve të
Ramës krimi më i rëndë në 3 vite

Ina Zhupa: Afera e përgjimeve të<br />Ramës krimi më i rëndë në 3 vite
Kryeministri nuk do të mund ta mbyllë dot aferën e përgjimeve, e cila sipas Partisë Demokratike është më e rënda në 3 vitet e qeverisë së majtë. Zëdhënësja e PD Ina Zhupa, tha se krimi më i rëndë i kësaj qeverie, pavarësisht presionit të kryeminsitrit ndaj gjykatave, nuk do të mund të mbyllet pa u zbardhur tërësisht.

Duke shtuar se përgjimi i paligjshëm nuk është një nga tenderat e Beqës, pazaret e Ahmetajt apo krimet e Tahirit Zhupa ka thëne: ‘’Eshtë krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, krim shtetëror që cënon sigurinë kombëtare, shkel brutalisht Kushtetutën, liritë e të drejtat themelore të njeriut. Edi Rama ia doli përmes kërcënimeve mafioze ndaj gjykatës të shpëtojë për momentin një nga hallkat e krimit, drejtorin Cako. Po ai nuk do të mundet kurrë të lajë duart nga kjo aferë skandaloze, më e rënda e bilancit të tij të pasur me krim e korrupsion’’.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr