Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka takuar ditën e sotme disa pensioniste, të cilëve u ka prezantuar planin e PD-së për rritjen e pensioneve dhe lehtësitë e tjera për ta, që të kenë një jetë dinjitoze.

“Pensioni nuk del për ilaçe, por na ndihmojnë fëmijët”- thonë pensionistët, të cilët thonë se fatura e dritave, të uji, të ilaçeve shkon sa dyfishi i pensionit që marrin.

Ina Zhupa i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 prill, kur, sipas saj, si shumica e shqiptarëve, edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimit. PD thekson se pensionistët shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.

“Pensioni juaj do të rritet të paktën 5% çdo vit, në mënyrë që te keni më shumë të ardhura, do të subvencionohen ilaçet, që të mos ikë i gjithë pensioni duke blerë ilaçe, do t’ju ulim çmimin e energjisë elektrike. Është skandaloze që të trajtoheni si qytetarë të dorës së fundit. Së bashku në do ta ndryshojmë. Fiton çdo pensionist, fiton Tirana dhe Shqipëria. Do të humbasë vetëm një njeri dhe ky është Edi Rama”, tha Zhupa.