Inagurimi i Trump, 95 demonstrues
të arrestuar, disa policë të plagosu

Inagurimi i Trump, 95 demonstrues<br />të arrestuar, disa policë të plagosu
Disa oficer policie janë lënduar dhe të paktën 95 protestues  janë arrestuar nga autoritetet në Uashington, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit te ri të Amerikës, Donald Trump.

Dy nga oficerët e policisë dhe një protestues, janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë mediat amerikane raportojnë se janë jashtë rreziku për jetën.

Pas ceremonisë së betimit të Trump, pjesëmarrësit në një demonstratë kundër presidentit të ri, filluan të hidhnin në drejtim të policisë shishe dhe sende te tjera të forta. Ndërkohë një numër i madh policësh është angazhuar për të shpërndarë protestuesit.

Autoritetet janë shprehur se ky ka qenë një rast i izoluar dhe se gjithçka është duke shkuar shumë mirë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, ku shumë  njerëz kanë mbushur sheshet e Uashingtonit për të shijuar festën e organizuar.

Gjatë ditës së djeshme demonstruesit, disa prej të cilëve kanë qenë të maskuar, kanë thyer xhamat e shumë ndërtesave si dhe kanë sulmuar makinat e policisë, disa prej të cilave u kanë vendosur flakën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme