Inagurimi i xhamisë në SHBA, 
Obama refuzon ftesën e Erdogan

Inagurimi i xhamisë në SHBA, <br />Obama refuzon ftesën e Erdogan
Presidenti amerikan, Barack Obama nuk ka në plan të takojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA-të këtë javë, për të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore, në Washington.

Erdogan ka ftuar Obamën për t'iu bashkuar në inaugurimin e një xhamie në Maryland të financuar nga Turqia, por propozimi është refuzuar, raportoi këtë të dielë Wall Street Journal.

Por, Erdogan pritet të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, citohet një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, nga WSJ.

Zyrtari amerikan tha se kontakti mes presidentëve është i rregullt, që prej takimit të tyre në nëntor të vitit 2015, kur u zhvillua edhe samiti i G20-ës në Turqi.
Obama, vioji ai, ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike në shkurt më presidentin turk.

Përmes një deklarate nga zyra e shtypit e presidentit turk, është njoftuar se nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin e anuluar mes dy presidentëve, raporton RIA Novosti.

Samiti i Sigurisë Bërthamore 2016 është parashikuar të nisë në 31 mars. Erdogan pritet të mbërrijë në SHBA dy ditë para kësaj date dhe planifikon të largohet më 2 prill.
Redaksia Online

(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë