Inagurimi, presidenti Trump
sulmon mediat për fotot e turmës 

Inagurimi, presidenti Trump<br />sulmon mediat për fotot e turmës 
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar median për raportimin sipas tij të pandershëm, të madhësisë së turmës gjatë inagurimit të tij.

Ai u shpreh se turma që ishte mbledhur gjatë inagurimit të tij në Capitol Hill, arrinte monumentin e Uashingtonin, pavarësisht se fotot e publikuara provojnë të kundërtën.
 
Pas deklaratës së Trump është shprehur gjithashtu edhe sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku ka thënë se në betimin e Trump më 20 janar, ka qenë audienca më e madhe që është parë ndonjëherë në një inaugurim.
 
Të shtunën miliona persona në SHBA dhe në mbarë botën protestuan kundër administratës së re të Donald Trump. Protesta më e madhe u regjistrua në Uashington, ku mendohet se kanë qenë të pranishëm 500,000 persona.

BBC raporton se numri i protestuesve i ka kaluar ata të inaugurimit të së premtes. Qëllimi ishte kryesisht për të nxjerrë në pah të drejtat e grave, të cilat besojnë të jetë nën kërcënim nga administrata e re.


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme