Inagurohet grupimi Aleanca e Grave
Deputete, Doda: Qasje ndryshe

Inagurohet grupimi Aleanca e Grave<br />Deputete, Doda: Qasje ndryshe
TIRANË - “Aleanca e Grave Deputete” ka organizuar në kryesine e Kuvendit një pritje mbrëmjen e se premtes për të prezantuar misionin e saj.

Pjesëmarrëse në pritje krahas deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë edhe gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri, Edi Rama.

Nga kryesia e Kuvendit, kryetarja e kësaj aleance është shprehur se do të ketë një qasje ndryshe për të bërë një legjislacion më të mirë. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe kryetarja e grupit të grave deputete të Kosovës Teuta Saraçia, e cila u shpreh se fuqizimi i grave në politikë ndikon në fuqizimin e gruas në çdo sektor tjetër.

Ne këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu si dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit