BUENOS AIRES- Statuja dedikuar Papa Françeskut është inaguruar pranë Katedrales Metropolitane të Buenos Aires, e cila ishte selia e ipeshkvisë së tij para se të zgjidhej si Kreu i Kishës Katolike.
Katedralja e cila ndodhet në sheshin “Plaza de Mayo” ka shënuar një numër të madh vizitorësh që kur ish kardinali Jorge Bergoglio i Argjentinës u emërua Papa Françesku më 13 marsin e kaluar.
Në nderim të Papës, statuja pritet të vendoset më 7 korrik brenda katedrales ku është ndërtuar një muze i vogël dedikuar Atit të Shenjtë.
Aktivitete fetare dhe sesione lutje për papën janë planifikuar të mbahet në katedrale gjatë gjithë javës.
Skulptori i cili ka projektuar dhe krijuar statujën, Fernando Pugliese, tha se ai dëshironte të krijuar një imazh të gjallë të Françeskut për ta sjellë atë më afër me admiruesit e tij.
Që nga marrja e papatit të tij në muajin mars, Papa Françesku ka theksuar gjithmonë se sa e rëndësishme është një jetë e thjeshtë, duke ju referuar shkallës së varfërisë dhe vuajtjes në botë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com