MINISTRAT QË NUK U PRITËN
Dita e djeshme ka qenë dita e parë e punës për ministrat e kabinetit Rama. Disa prej tyre u prezantuan nga sekretarët e përgjithshëm dhe disa prej tyre nuk u prezantuan fare, po shkuan drejt e në zyrën e tyre. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ka shkuar mbrëmjen e të dielës, sapo përfunduan mbledhjen e qeverisë në kryeministri, në mjediset e ministrisë ku nuk e ka pritur askush. Edhe ditë e djeshme në mëngjes Tahiri nuk është pritur nga askush.
Burime nga ministria e Shëndetësisë kanë pohuar se ministri Ilir Beqja mëngjesin e djeshme ka shkuar në ambjentet e ministrisë i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të tij Artur Lame. Bëhet me dije se mes Beqajt dhe stafit të ministrisë së Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë kontakt, që do të thotë se ai nuk është prezantuar nga askush. Madje as prezantim. Gjithashtu, edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk është pritur nga ministri Ridvan Bode.
Ai është prezantuar me stafin e ministrisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Dorian Teliti. Dje paradite, Shkëlqim Cani ka zhvilluar edhe një mbledhje me stafin e tij, ku ka caktuar edhe disa porosi për mbarëvajtjen e mirë të punës.
Edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri nuk është pritur nga ministri Florian Mima, kjo edhe për shkak se kjo ministri ndahet në dy të tilla. Gjiknuri ka shkuar në ministri në orarin zyrtar dhe ka zhvilluar një takim si fillim me kabinetin, dhe më pas ka vazhduar me takime të tjera, ndër të tjera edhe me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe Opetarorit të Sistemit të Trasmetimit (OST).
Në këtë ministri ka qenë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë edhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Ministria e Ekonomisë dhe e Energjitikës është ndarë në dy ministri. Dhe për në një kohë ende të pavendosur këta dy ministra do të rinë në të njëjtin institucion. Ndërkohë edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço nuk është pritur nga askush në ministri
MINISTRAT QË U PRITËN
Fatit të keq të disa ministrave të rinj që e kanë nisur punën e tyre në zyrën bosh pa shkëmbyer dorështrëngimet me paraardhësnit, i kanë shpëtuar disa prej ministrave të qeverisë së re. Përveç ministrave të shumtë, të cilët nuk patën kënaqësinë e të takuarit me parardhësit e tyre, kishte dhe nga ata që postin e ri e morën pas një shtrëngimi duarsh dhe informimit të gjendjes në institucion si kolegë mes njëri-tjetrit.
Mesa duket “dashuria e vjetër” katër vjeçare mes të ministrave të djathtë dhe deputetëve apo tashmë dhe ministrave të LSI nuk është shuar aq shpejt. Kjo duket edhe në rastet e fundit, ku shumica e ministrave që janë zgjedhur nga LSI në kabinetin “Rama” janë pritur me këmbë të mbarë nga ish-ministrat.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, konfirmoi për Shqiptarja.com se ka qenë vetë ish-ministri Fatmir Mediu ai që e ka pritur në zyrë dhe që i ka dorëzuar në këtë mënyrë stafetën e një katërvjeçari të ri në këtë post Lefter Kokës. “Me ish-ministrin Mediu u takuam që ditën e dielë, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë. Ishte një takim normal, ku vetë Mediu më prezantoi me drejtorët kryesorë të ministrisë si dhe me stafin”, theksoi Koka.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-ministrin Genc Ruli, ku mësohet se mes tyre ka patur një takim edhe para disa ditësh për t`i lënë kështu ndoshta porositë e fundit.
Gjithashtu nëpërmjet një takimi me ish-ministrin e vjetër të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka filluar punën edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj. Ka qenë vetë ish-ministri demokrat Spiro Ksera, i cili ka bërë dorëzimin e detyrës te ministri i ri i kabinetit Rama si dhe e ka prezantuar atë përpara punonjësve të kësaj ministrie.
Madje vetë Veliaj ka shpërndarë në shenjë dashamirësie edhe fotot e takimit mes dy ministrave, të cilët duken të qeshur të dy. Këtë fat p0ër tu takuar drejtpërdrejtë me paraardhësin në postin e mnistrit e ka patur edhe ministrja e re e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo e ka filluar ditën e parë si ministre zyrtare pas një takimi më parë me ish-ministrin Visar Zhiti. Ka qenë vetë ish-ministri ai që e ka prezantuar me stafin si dhe i ka lënë direktivat në drejtim të këtij posti. Por ka patur edhe nga ata ministra të cilët e kanë nisur detyrën e re në zyra të reja, madje pa patur asnjë takim me paarardhës.
Shkrimi i botua sot në shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)