Inati për refuzimin për eliminatoret
De Basi i mbyll derën Besart Berishës

Inati për refuzimin për eliminatoret<br />De Basi i mbyll derën Besart Berishës
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi i ka mbyllur derën përfundimisht sulmuesit me origjinë nga Kosova që luan në Australi, Besart Berisha. “Nuk do të vijë me ne në Francë. Edhe nëse shënon çdo të diel. Problemi qëndron se, kur Besart Berisha mori ftesën, nuk erdhi, ngaqë ishte në pjesën tjetër të botës. Tani është po në pjesën tjetër të botës, le të rrijë atje”tha tekniku për TVSH.

Edhe pse ka edhe 4 muaj kohë për vendimin përfundimtar për lojtarët që do të grumbullohen në Europian, tekniku italian është i qartë kur shprehet se “Por besoj se do të jetë i njëjti grup lojtarësh që na dërgoi në Francë”. De Biasi ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të rinj në kombëtare duke i motivuar duke u lënë hapur derën për Europianin. “Janë të rinj dhe kanë një të ardhme përpara, i ndjek të gjithë.

Manajn e ndjek më pak, sepse pothuajse nuk luan fare tek Interi, që është një skuadër e madhe. Për sa i përket Rashicës, është një lojtar që po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm, ka shënuar shumë”. Në fund tekniku ka dhënë një opinion dhe për ndeshjen e së shtunës, Juventus-Inter.

“Nëse përfundon në barazim nuk vendos asgjë. Nëse fiton Napoli, do të ketë mundësi për të fituar kampionatin. Juventusi, që të gjithë e mendonin jashtë luftës për titull, ia doli të hynte sërish në garë me lojtarët që ka”mbylli tekniku i kuqezinjve. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës