Inaugurimi i Trump, Klosi dhe
Bushati përfaqësojnë PS-në

Inaugurimi i Trump, Klosi dhe<br />Bushati përfaqësojnë PS-në
Është folur shumë këto ditë në media se politikanë të ndryshëm shqiptarë do jenë prezentë në ceremoninë e inagurimit te Presidetit të ri të SHBA, Donald Trump, që do të mbahet në 20 janar.

Mediat shkruajnë se politikanë si kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu e Princi Leka janë të ftuar në këtë ceremoni dhe pse akoma s’ka asgjë të konfirmuar.

Por nga ana tjetër burime pranë PS kanë kofirmuar se Partia Socialiste do të përfaqësohet nga ministri i MMSR Blendi Klosi, njëherësh anëtar i kryesisë së PS dhe deputeti socialist Ervin Bushati.

Mësohet se përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e inagurimit te Trump, Klosi e Bushati do jenë prezent edhe në eventet pasuese që do mbahen në ditën e marrjes së detyrës nga Trump.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin