Inaugurohet shkolla ‘16 Shtatori’, e treta godinë e re arsimore në Pezë, Veliaj: Mirënjohje Katarit që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit

Inaugurohet shkolla ‘16 Shtatori’, e treta godinë e re arsimore në Pezë, Veliaj: Mirënjohje Katarit që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit

Shkolla ‘16 Shtatori’ në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat janë ringritur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Për të inauguruar këtë investim të ri, pjesë e grantit 5 milionë dollarë që Shteti i Katarit i dha Shqipërisë për Programin e Rindërtimit ishin ditën e sotme në Pezë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zv/kryeministri dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Ali- Marri, si dhe vetë drejtori i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Bin Jassem Al-Kuëari.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i lumtur që një tjetër shkollë e përmasave dhe standardeve të njëjta me ato në qendër të Tiranës iu shtua komunitetit të Pezës, kjo falë ndihmës bujare tha ai të miqve nga Katari që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së qeverisë për rimëkëmbjen pas tërmetit.

“Jam shumë krenar që ia arritëm kësaj dite sot me miqtë tanë nga Katari, të cilët na mundësuan që, në kushte të pamundësisë, në kushtet e një fatkeqësie natyrore, në kushtet e buxheteve modeste, por sidomos të pandemisë, që ishte një fatkeqësi mbi fatkeqësinë ne patëm mundësinë që t’i japim Pezës një shkollë që i ka hije dhe që mban peshën e emrit të madh që ka Peza. Vetëm në Pezë ne kemi tre shkolla të reja: një në Pezë të Vogël, një në Pezë - Helmës tani në Pezë të Madhe dhe një e katërt në proces në Pojan dhe kur mendon që në një semestër ne mund të hapim tre shkolla të reja në Pezë, një investim që s’kishte ndodhur kurrë më përpara, unë them që kjo është Konferenca e dytë e Pezës. Është bashkim përtej, pa dallim feje, krahine e ideje. Ky është tamam rithemelim i Konferencës së Pezës,” u shpreh Veliaj ndër të tjera.

Drejtori i “Fondit të Katarit për Zhvillim”, Khalifa Bin Jassem Al-Kuëari, u shpreh krenar për përfundimin në kohë të projektit.

“Nuk ka asgjë më shpërblyese sesa të shikosh nxënësit të rikthehen edhe njëherë në shkollat e tyre! Ju përcjell përshëndetjen e popullit të Katarit dhe ju falënderoj për mikpritjen tuaj këtu! Vizita ime e fundit në Shqipëri ishte në vitin 2020 për të nënshkruar marrëveshjen përmes të cilës shteti i Katarit njoftoi se do mbështesë rindërtimin e kësaj shkolle dhe disa shkollave të tjera në Tiranë. Ndërsa vizitoj këtë vend të bukur sot jam mëse krenar që shoh që shkolla është gati për tu vënë në funksion dhe është një vatër diturie për qindra nxënës,” deklaroi Khalifa Bin Jassem Al-Kuëari.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Ali- Marri tha se marrëdhënia mes dy vendeve do të zhvillohet edhe më tej.

“Kjo mbështetje vjen në kuadrin e ndihmës së vazhdueshme  që Shteti i Katarit i ka ofruar Republikës së Shqipërisë ndër vite, çka mishëron thellësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjet e miqësisë që bashkojnë vendet dhe popujt tanë. Jam i sigurt se këto marrëdhënie do të zhvillohen drejt horizonteve të reja dhe fushave më të gjera të bashkëpunimit në të ardhmen e afërt,” u shpreh ai.

Ministri Ahmetaj u shpreh i lumtur që Programi i Rindërtimit, falë edhe ndihmës së donatorëve ka dhënë rezultate të dukshme për shkollat.

“Falënderoj ambasadorin e Katarit për punën e bërë dhe vigjilencën e treguar që ditën e dytë pas tërmetit ku filluam të punonim së bashku ai, unë dhe Erioni për të bërë të mundur këtë marrëveshje. “Build back better” në rastin e shkollave është reflektim në hapësira moderne dhe kapacitet të shtuar,” nënvizoi ai.

Edhe ministrja Evis Kushi falënderoi Fondin e Katarit për ndihmën dhe kreun e Bashkisë së Tiranës për vizionin për arsimin.

“Falenderim dhe mirënjohje e thellë Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Katarit për Zhvillim dhe ambasadorit të Katarit për këtë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në Tiranë por edhe për rindërtimin e shumë shkollave në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje për kryetarin e bashkisë së Tiranës, për vizionin e tij për arsimin dhe për infrastrukturën shkollore në mënyrë të veçantë,” tha ajo.

Siç njofton zyra e shtypit, shkolla ‘16 Shtatori’ është një objekt i ri dhe modern shkollor që do të akomodojë një kopsht me kapacitet maksimal prej 25 fëmijësh, shkollë 9-vjeçare me kapacitet maksimal prej 270 nxënësish, si dhe shkollë e mesme me kapacitet maksimal prej 90 nxënësish, të integruar brenda një ndërtese e cila në total do të mund të akomodojë 385 fëmijë nga 253 që kishte më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja