Tiranë, 20 Qershor/ATSH-Z.Tosku/-Ditën e sotme u organizua ceremonia e përurimit të "Shtëpisë" për strehimin dhe rehabilitimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor.
Kjo e fundit e ndërtuar në bashkëpunim me Komunitetin e Sant' Egidio-s (Communita di Sant' Egidio), Zyrën e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Shqipëri (Cooperazione Italiana allo Sviluppo) dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Në takim ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani, President i Komunitetit të Sant' Egidio-s Marco Impagliazzo, Nunci Apostolik në Shqipëri Imzot Ramiro Moliner Inglés, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kjo godinë me dy apartamente për rehabilitimin e njerëzve të sëmurë psikikë, si dhe për kalimin e kohës së lirë, janë akomoduar 16 persona.
"Sot është fillimi praktik i një ere të re për shendetin mendor në shqipëri. Kjo qasje e re nga spiatali psikiatrik si mënyrë të hershme, tradicionale, klasike në këto shpi familje, në jëtën e tyre, në kushte sa më normale i ka dhënë të prekshme rezultatet", tha ministri.
Ai theksoi se "ne jemi shprehur qartë në programin tonë qeverisës, në zotimet tona se qëndrat shëndetësore nuk janë vetëm qëndra ku njerëzit mjekohen por janë qëndra ku shoqeria shqiptare do të duhet të mishërojë edhe solidaritetin social".
Tashmë kjo shtëpi e shërbimit i kalon Ministrisë së Shëndetësisë e cila mer përsipër finaciarisht të gjitha shpenzimet organizative, operative dhe personelin./a.g/
/Shqiptarja.com