Inaugurohet teatri 'Zihni Sako' në Gjirokastër! Premierë 'Vdekja aksidentale e një revolucionari', regjisori italian: Flasim gjuhën e artit! Artistët: Publik i veçantë

GJIROKASTËR- Pas një ndërprerje prej dy vitesh, artdashësit gjirokastrit janë rikthyer në teatër duke shijuar interpretimin e aktoreve të trupës se qytetit me komedinë "Vdekja aksidentale e një revolucionari".

Vepra e autorit Dario Fo u vendos në skenë nga regjisori italian Enzo Toma me interpretimin e aktorëve të teatrit të Gjirokastrës, Aleksander Kondi, Rrapo Kapurani,Kudret Alikaj, Vasil Çuklla, Klement Konomi, Liliana Ristani dhe Viktor Çaro.

"Kur teatri rihapet është moment i rëndësishëm për jetën në qytet. Me rastin e përurimit sollëm në skenë veprën e Dario Fo, që për mua nuk është risi sepse e kam vënë në skenë dy herë në Itali, por këtu vjen për herë të parë. Është e çuditshme dhe e bukur sepse unë nuk flas shqip dhe aktorët nuk flasin italisht, por të gjithë flasim gjuhën e artit", tha regjistori italian Enzo Toma.

“Shumë emocione të bukura sepse publiku ishte një publik shumë i nxehtë”.

"Dhe kur një teatër rihapet është një moment shumë i rëndësishëm për një komunitet".

"Një moment sikur ky publik rikthehet për të qeshur e për të qarë njëkohësisht", thanë aktorët.

Premiera e komedisë "Vdekja aksidentale e një revolucionari" u shoqërua me ekspozitën fotografike dhe atë të rekuizitës, që hapen pas punimeve restauruese të teatrit "Zihni Sako". Morën pjesë dhe përfaqësues të ambasadës italiane që kanë një rol të rëndësishëm në këtë investim për qytetin e gurtë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!