TIRANË - Një “shtëpi” e përbashkët për bizneset e ngritur në hapësirë të gjelbër, “Tirana Business Park” u inaugurua këtë të martë në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj.
Duke e quajtur një projekt vizionar qendrën e madhe të biznesit të ngritur në Vorë, kryeministri tha se parashikimet flasin për të paktën 10 mijë të punësuar deri në vitin 2020. Rama foli për një histori suksesi e cila referuar eksperiencës gjermane, kurrsesi nuk mund të dështojë si investim në Shqipëri.
“Duam pak minuta nga Tirana për të ardhur në Gjermani, kjo është arsyeja pse investimet gjermane kanë një vlerë të posaçme përtej vlerës financiare, vlerës së shtuar në punësim. Gjermanët kanë vlerë kulturore për mënyrën e të jetuarit në një hapësirë ku bëhet biznes, ku ofrohen shërbime, ku informohen qytetarë. Faleminderit që na keni sjellë një copë Gjermanie në Vorë. Së dyti, investimet gjermane të këtyre përmasave kanë një tipologji të veçantë, ndryshe nga investimet e tjera evropiane, se janë investime familjesh që brez pas brezi trashëgojnë eksperiencën, dijen dhe rrisin ekonominë e tyre duke pasur një kontribut të posaçëm në rritjen e ekonomisë kombëtare, familja që ka përjetuar investim prej 100 milionë eurosh që do të shtrihet deri në vitin 2020 me të paktën 10 mijë të punësuar.
Është një nga ato histori suksesi të biznesit familjar në Gjermani që këtu ka vendosur të sjellë dhëndrin e njërës nga 4 vajzat. Një arsye më shumë për tu ndjerë të sigurt që do jetë sukses, se dhëndri nuk ka asnjë mundësi të ndahet nga vajza që ka marrë për grua duke dështuar në Shqipëri. Po të ishte vajza vetë mund të kishte edhe problem se do thoshte nuk bëhet me shqiptarët baba po kthehem. Dhëndri nuk ka mundësi të kthehet se pastaj nuk gjen as vajzën. Fat që ky investim mori rrugë. Një treg që sado i ngatërruar është një treg ku fiton cilësia e nuk ka sesi të jetë ndryshe. Tirana Business Park është një nismë e re në një drejtim të ri të kalimit të një oazi si një qytet i vogël brenda qytetit të madh që ofron jo vetëm çka aktiviteti i brendshëm përbën por edhe një vizion edhe një rrugë zbatim të një projekti infrastrukturor, urbanistik, miqësor me mjedisin”, u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO