Tiranë, 21 Qershor /ATSH-Z.Tosku- Me një ceremoni te vecante eshtë inauguruar dje xhamia e re me katër minare "Riza Bajami" në Shkozet të Durrësit, e cila është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderë fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myfti e imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi familjen Bajrami për ndërtimin e kësaj vepre madhështore siç e quajti ai dhe uroi që vepra të tilla të shtohen."Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendër sociale model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar", tha ndër të tjera Bruçaj.
Një moment mjaft interesant ishte edhe ndriçimi i qiellit nga dritat dhe ngjyrat e fishekzjarrëve të cilat bashkë me ndriçimin e minareve të larta të xhamisë krijuan një mozaik ngjyrash dhe një kënaqësi shpirtërore që vetëm objekte të tilla kulti të dhurojnë.Xhamia "Riza Bajrami" dhe Qendra Sociale "Nënë Ilmija" jane ndërtuar nga vëllezërit Bajrami dhe u jane dhuruar besimtarëve dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. /a.ke/
/Shqiptarja.com