Inceneratorët, ish-ministri Koka
kundër PD: Investim me rëndësi

Inceneratorët, ish-ministri Koka<br />kundër PD: Investim me rëndësi<br>
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur se investimi në inceneratorët për menaxhimin e mbetjeve është një investim me fitim dhe shifrat e fryra që flasin politikanët nuk i shërbejnë as qytetarëve dhe as menaxhimit të mbetjeve.

"Ndërtimi i një Inceneratori kushton rreth 20 mln euro që do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe jepet me 7 vite konvencion, vite që bashkia nuk paguan taksa për menaxhimin e këtyre mbetjeve", u shpreh Koka.

Inceneratori i Elbasanit dhe energjia e prodhuar aty do ti shërbejë bashkisë që të bëjë pastrimin e plotë të qytetit tha ish ministri i LSI-së Lefter Koka.

“Shifrat janë keqinformime, nëse nuk mundemi dot të dëgjojmë njeri-tjetrin nuk e pastrojmë dot vendin dhe investimi në inceneratorët është gjë e mirë”, vijon Koka.

"Në lidhje me landfilldin e Vlorës që nisi kur ishte PD në pushtet dhe ka një kosto prej 25 euro për ton, një vlerë prej 24 mln euro duke falur dhe taksa. Por pas 20 viteve Vlora do të ketë një fushë 20 ha me një lartësi prej 15 metrash me mbetje dhe kostoja do të ketë shkuar 60 mln.

Për sa i përket inceneratorit të Elbasanit, pas 20 viteve ky investim do ti ketë larë paratë e investimeve dhe do ketë filluar të fitojë 1.8 mln euro. Shifrat që flasin për 400 mln euro janë të fryra dhe nuk i shërbejnë askujt”, theksoi ish-ministri. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!

Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!