Monika Kryemadhi ka publikuar fakte të reja në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërsa thotë se ka dorëzuar në SPAK materiale shtesë dhe se çështjes do t’i shkojë deri në fund. Sipas Kryemadhit bashkia e Tiranës kishte dijeni që në 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës, pasi kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit. Sipas Kryemadhi, SPAK duhet të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe të gjithë provedurave shtetërore.

‘Me inceneratorin e Tiranës aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.

Kush ka sy të shohë, e kush ka veshë të dëgjojë, e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë, për të bërë të mundur realizimin e koncesionit korruptiv të Tiranës. Qytetarët presin që sy dhe veshë të ketë drejtësia. SPAK të mos shkojë me pushime, por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe të gjithë procedurave shtetërore.’-tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Erion Veliaj kishte dhënë dakordësinë e bashkisë së Tiranës për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare.

‘Erion Veliaj gënjen në komisionin hetimor: thotë se ka një gërmë G në Vendimin e Këshillit Bashkiak, kur JA, shikojeni, ku ka një gërmë G në këtë vendim që ai i referohet. Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishte dhënë dakordësinë e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare.

Inceneratorët janë simboli i qeverisjes së vendit dhe koha nuk pret. Nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim, asnjë arsye për intimidim, asnjë konflikt interesi, me të afërm në punë, apo leje pallatesh në Tiranë, Durrës, apo në çfarëdo qyteti të vendit. Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar.’- u shpreh Kryemadhi.

Në denoncimin e bërë publik nga Kryemadhi, thuhet se kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91,784,500 Euro pa Tvsh për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionit , pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për këtë thotë Kryemadhi Veliaj me veprimet e tij të drejtpërdrejta ka shkelur haptazi dhe nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore, duke kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

‘Në nenin 41 “Buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore dhe programi buxhetor afatmesëm” të Ligjit 139/2015, parashikohet se: 1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë dhe miratojnë buxhetin vjetor e programin buxhetor afatmesëm, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon sistemin buxhetor dhe financat vendore. 2. Për qëllime të transparencës e të respektimit të ligjit, buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të përmbajë: a) parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimet e propozuara në secilën kategori shpenzimesh, përfshirë shlyerjen e borxhit të njësisë së vetëqeverisjes vendore; Më tej akoma, në gërmën “dh” të nenit 54 “Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak” të Ligjit 139/2015 parashikohet se: Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca: dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë; Referuar bazës ligjore të sipërcituar rezulton e qartë dhe shterues fakti se Institucioni i Ngarkuar me Ligj për miratimin e buxhetit të Bashkisë është Këshilli Bashkiak dhe jo Kryetari i Bashkisë dhe rrjedhimisht, angazhimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të ngarkuar Buxhetin e kësaj Bashkie për 30 vitet e ardhshme me një pagesë prej 90 milionë euro është në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të sipërcituara. Në këtë rast përgjegjësia ligjore bie drejtëpërdrejtë mbi kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi me veprimet e tij të drejtëpërdrejta ka shkeluar haptazi dhe nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore të sipërcituar, duke kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.’- u bë publikë në deklaratën e Kryemadhit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Kryemadhi publikon tjetër dokument për inceneratorin e Tiranës, akuzon Veliaj: Sa të peshon dora more qerrata

1658943123_monikaveliaj.jpg

Ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë publikuar sërish një dokument për inceneratorin e Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj si rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës.

Kryemadhi shkroi në Facebook se një firmë për inceneratorin e Tiranës është e barazvlefshme me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.

‘Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës  91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!

Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.’ -shkruan Kryemadhi

Ora 10:55
Meta: Revolucioni anti-korrupsion, ortek i pamëshirshëm për minjtë që i dalin para

1658772611_Sequence03.00451417.Still039.jpg

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar pas deklaratës së Monika Kryemadhit të njëjtin denoncim mbi incneratorin e Tiranës. Meta shkruan se ‘revolucioni anti-korrupsion’, është një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin para.

‘Revolucioni Antikorrupsion, një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin përpara. Në "furrën" e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë! Ndiqni faktet e reja!’- shkruan Meta.