Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet! SPAK të reagojë, të ndërpresë pagesat nga Bashkia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Nëpërmjet provave të reja të publikuara, Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve. Ndërsa shtoi më tej se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

“Ky ishte një material i shkurtër në të gjitha xhirimet që ne kemi bërë në 180 ditë në të gjithë procesin e menaxhimit të mbetjeve. Mos harroni se në inceneratorin e Tiranës nuk depoziton vetëm bashkia e Tiranës por edhe të tjera. Ju e keni parë sesi bashkia e Durrësit ka planifikuar 10 milionë dollarë. Kjo është një pjesë e vogël e qindra orëve të filmimeve që kemi të veprës së krimit. Shqiptarët sot paguajnë 29 euro për ton vetëm për groposjen pa llogaritur shpenzimet e tjera transportin e me rradhë. Deri më sot nuk kemi asnjë veprim nga drejtësia shqiptare që më e pakta që mund të bënte është ndërprerja e pagesave për një kompani offshore”- u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha se faktet e publikuara ditën e sotme vendosnin në pozitë të vështirë SPAK-un, që sipas saj duhet që të ndërpresë sa më parë pagesat e bashkisë së Tiranës për inceneratorin.

“Unë nuk do t’i ndahem kësaj çështje deri në fund. Jo vetëm se nuk kam asnjë pikë dyshimi që Edi Rama është kthyer në hajdutin e shqiptarëve, duke u kthyer tashmë në normalitet edhe për këta të fundit. Mendoj se këto fakte që unë i kam bërë publike nuk mund të zvarrisin më procesin e hetimit për inceneratorin e Tiranës, qoftë përgjegjës Edi Rama apo Erion Veliaj. Sot ky material vendos në pozitë të vështirë SPAK-un.  Gjëja e parë që duhet të bëjë SPAK-u është ndërprerja e këtyre pagesave për inceneratorët”- u shpreh Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: SPAK të mos heshtë më, të bllokojë pagesat nga Bashkia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë për Inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi i bën thirrje SPAK që të bëjë të mundur ndërprerjen e pagesave të Bashkisë së Tiranës për Inceneratorin.

“Kemi qenë bashkëpunëtor me sistemin e drejtësisë, qoftë për inceneratorin e Elbasanit, presim edhe për incenaratorin e Tiranës. Nëse sistemi i drejtësisë, kërkon të mbrojë një koncesion të tillë i kapur me presh në dorë, nuk mbetet që tjetër veçse spak ta bëj bashkëfajtor në këtë vepër kriminale. Sot ajo cka është thënë haptas është e faktuar. Të gjithë orët e xhirimeve që kemi, i kemi në dispozicion të sistemit ët drejtësisë, jemi të gatshëm t’ia japim por me një k kusht që të mos nguten në marrëveshje me Ramën e Veliajn në shkëmbin të vettingut e pazareve të tjera.

Inceneratori të Tiranës është një nga dosjet më të nxehta dhe nëse SPAK nuk reagon s’më mbetet gjë tjetër veçse të protestoj para SPAK. Këtu nuk mund ti mbyllë më sytë as SPAK dhe asnjë ndërkombëtar që do të mbrojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Shpresa ime është që, SPAK e di që nuk ka fuqi as të anulojë kontratën e koncesionit të Tiranës, të bllokojë pagesat nga bashkia e Tiranës dhe përgjegjësia për këtë pjesë të inceneratorit ta marrë bashkia Tiranës, se kompania koncesionare nuk ka zbatuar kontratën”, tha Kryemadhi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit