Inceneratori i Fierit, 30 punëtorë në protestë: S'kemi marrë pagat prej 4 muajsh

Inceneratori i Fierit, 30 punëtorë në protestë: S'kemi marrë pagat prej 4 muajsh

Punëtorët e inceneratorit të Fierit

30 punëtorë të inceneratorit të  Fierit kanë protestuar këtë të shtunë pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat. Ata janë mbledhur para portës kryesore të impiantit të përpunimit të mbetjeve duke kërkuar të takojnë drejtuesit. Protestuesit thanë se kanë marrë premtim, por nuk kanë besim ndaj sot kërkojnë shlyerje të menjëhershme të pagave të prapambetura. Ata shprehen se nëse nuk arrijnë të takojnë sot administratorin Farudin Arapi do të bllokojnë hyrjen e Inceneratorit.

Aktualisht inceneratori i Fierit nuk është në gjendje punë, ndërsa protestuesit janë kryesisht roje dhe mirëmbajtës. Gjithsej 30 vetë që paguhen me pagë minimale 32 mijë lek në muaj. Njëri prej tyre shprehet se nuk guxon të shkojë në shtëpi pasi gruaja dhe fëmijët i kërkojnë para për tu ushqyer e për të shkuar në shkollë.

“Nuk kemi marrë pagat prej 4 muajsh. Kemi dalë në shenjë proteste, nuk po punojmë fare, na është premtuar për të marrë pagat. Nuk guxoj të shkoj në shtëpi se bëj debat me zonjën se kërkon 5 lekë për të ngrënë bukë. Nuk kam çfarë tu them fëmijëve, duan të hanë bukë. A hanë 3 vakte në ditë ata qeveritarët? Shikojnë jetën e tyre, bëjnë jetë luksi ndërsa ne kemi ngelur në harresë. Për 32 mijë lekë në muaj po rrijmë në pisllëk”, tha ai.

Një tjetër tregoi se administratori i ri i ka premtuar se do u japë pagat e prapambetura. Ndërsa puna vijon sepse bashkia dërgon plehra, protestuesit ende nuk e dinë cili do të jetë fati i tyre për pagat e 4 muajve të prapambetura. Ata shprehen se kanë bërë vazhdimisht kërkesa, që pretendojnë se bien në vesh të shurdhër.

“Kemi kërkuar të paguhemi por kemi rënë në vesh të shurdhër. Na mashtrojnë, nuk e dimë sa të marta ka vite që presim kur 1 litër vaj ka mbërritur 400 lekë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë kalamajtë. Kemi ngelur si çifuti në shkretëtirë”, tha një tjetër protestues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Subashi: 30/04/2022 11:50

    hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja