TIRANË- Kreu i Grupit të “Rithemelimit” Sali Berisha, vijon akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Përmes një deklarate për mediat, Berisha thotë se inceneratori i Tiranës do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro.
“Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit. Po të kemi parasysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro”, theksoi Berisha.
Sipas tij, “qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim”.
“Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar ‘no koment’. Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës para ligjit Edi Rama, , Koka, Gjiknuri, Bllako. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë është Erion Veliaj, pasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë firmë nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit të plehrave dhe zëvendësimit me djegësin me koncesion”, shprehet Berisha.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25