Inceneratorët/ Xhixho: Afera më e madhe, e paligjshme! Në 11 shkurt na u bashkoni në protestë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka cilësuar si megaaferë inceneratorët, por edhe procedurë të jashtëligshme. Sipas Xhixhos, një VKM e vitit 2013 nuk ishte e bazuar në ligj, megjithatë i hapi rrugën ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Ajo shprehet se kjo gjë faktohet edhe në ministrinë e mjedisit, pasi sipas saj nuk kanë asnjë mbështetje në ligjet në fuqi.

“Kjo gjë pranohet sot nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror për arsye se ato nuk kanë asnjë mbështetje ne ligjet ne fuqi për menaxhimin e mbetjeve. Pra është mjaft e qarte se vendimi i shkurtit te vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore ne vend ka qenë tërësisht i paligjshëm.

Kjo ka bërë që të gjitha procedurat qe kane ardhur ne mbështetje të këtij vendimi të jenë të paligjshme, siç ne kemi denoncuar prej më shumë se dy vjetësh. Afera e shekullit me të cilën u janë vjedhur shqiptareve qindra miliona euro është nje skeme e pastër korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga nje grup i strukturuar kriminal me ne krye Kryeministrin e vendit.

Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.

Droni qe monitoroi për 6 muaj veprimtarinë e Inceneratorit te Tiranes u tregoi të gjithë shqiptareve se aty nuk ndodh as diferencim as riciklim por vetem groposje te mbetjeve. Pikërisht për këtë groposje, qytetaret kane paguar deri me tani 54 milion dollarë dhe do të vijojnë të paguajnë miliona të tjera per një shërbim që nuk u jepet fare.

Sot Spak është I vonuar pasi po mbushen gati 2 vjet  qe ne marsin e viti 2021 kur u depozituan 3 kallëzimet për Inceneratoret e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes.

Faktet e reja si ky qe sot po bëjmë publik e vene përpara një përgjegjësie shume te madhe SPAK i cili nuk mund ti shmanget me drejtesise se tij dhe vënien përpara saj te gjithë zyrtareve qe kane shkelur ligjin dhe vjedhur paratë e vendit me te varfër ne Europe.

Shqiptaret kane nevoje per drejtesi që nuk kursen shkelësit e ligjit, qofshin keta Kryeminister apo nenpunesi me I fundit.

Dosja e inceneratorëve është prova më e fortë per Spakun për ti dhënë fund kultures se pandeshkushmerise e cila ka shkatuar pasoja katastrofike ne funksionimin e shtetit ligjor dhe ne demin e pallogaritshëm qe I është bere interest publik. Ndaj me 11 shkurt qytetaret do te protestojne si kurre ndonjëherë për largimin e mafies qe ka zaptuar qeverinë duke filluar nga zyra e Kryeministrit.

11 shkurti është dita qe çdo qytetar pa asnjë dallim do te protestoje kundra një qeverie qe I vjedh përditë ata dhe qe detyron të rinjtë te largohen nga vendi.”- tha Xhixho.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 05/02/2023 22:46

    HARRUAN KETA ZAGARET E PSI,,,QE KANE QENE PJESE E PS,,DHE QE KANE VJEDHUR NJESOJ,,,BILES ME KEQ SE PS KUR KANE NE QEVERI,,,POPULLI I DI TE GJITHA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën